Drejtori sportiv, Nderim Nexhipi largohet nga Ballkani
23/06/2023
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi.
Ballkani ka vazhduar me ndryshime këtë verë, por kësaj radhe me drejtues dhe jo me futbollistë.
Bëhet fjalë për drejtorin sportiv, Nexhipi, i cili për shkaqe familjare ka kërkuar të largohet dhe Ballkani ka pranuar kërkesën e tij.


