Please enter at least 3 characters.

Drejtori Ariedo Braida: Barca nuk do të bëjë ofertë për Pogban

2018/08/PaulPogba-1.jpg
254:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 10: Paul Pogba of Manchester United reacts during the Premier League match between Manchester United and Leicester City at Old Trafford on August 10, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se klubi nuk e ka në plan të bëjë ofertë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

E ardhmja e francezit në Old Trafford është vënë në dyshim për shkak të mosmarrëveshjeve të tij me trajnerin Jose Mourinho në sezonin e kaluar, i cili disa herë e kishte lënë lojtarin në bankën rezervë.

(Foto: Getty Images)

Fituesi i Kupës së Botës është lidhur me një rikthim te Juventusi, si edhe me një kalim te Blaugranët.

Pogba i shtoi akoma më shumë thashethemet pas ndeshjes kundër Leicester Cityt, në të cilën e shënoi njërin nga dy golat e Djajve të Kuq.

(Foto: Getty Images)

"Ka gjëra që mund t'i them dhe ka gjëra që nuk mund t'i them, përndryshe do të gjobitesha", u kishte thënë ai gazetarëve kur u pyet se ai ndihej komod te Unitedi.

Mirëpo, përkundër të gjitha thashethemeve, Braida thotë se Barca nuk e ja në plan të bëjë ofertë për mesfushorin.

"Nuk mendoj se do të bëjmë ofertë për Pogban, por ai është lojtar i shkëlqyer", ka thënë drejtori i Barcës për Radio Sportiva. /Telegrafi/