Please enter at least 3 characters.

Drake pozon nga palestra, shfaq figurën e formësuar muskulore

2020/08/GettyImages-1149775641-e1597654095859.jpg
250:"TORONTO, ON - JUNE 13: Toronto rapper Drake watches a screen alongside other Toronto Raptors fans as they gather to watch Game Six of the NBA Finals outside of Scotiabank Arena on June 13, 2019 in Toronto, Canada. (Photo by Cole Burston/Getty Images)
12:"Getty Images

Rep-artisti kanadez, Drake, ka surprizuar fansat gjatë kësaj jave me lansimin e projektit “Laugh Now Cry Later”, në bashkëpunim me Lil Durk.

33-vjeçari si duket dëshiron ende të mahnit fansat, teksa së fundmi një fotografi nga palestra e ka arritur cakun e dëshiruar, shkruan Daily Mail.

Në portretin e realizuar, Drake ka mbajtur telefonin para pasqyrës, derisa ka shfaqur figurën e mrekullueshme trupore.

Krijuesi i hitit “God’s Plan” është parë të jetë i relaksuar pas stërvitjeve në palestër, pasi edhe në dorë mbante një shishe me ujë.

Ai kishte bluzën e ushtrimeve të vendosur në dorë, kurse pjesën tjetër të trupit e kishte mbuluar me një palë pantallona të shkurtra.

Ani pse imazhit nuk i kishte bashkangjitur ndonjë mbishkrim, nuk kanë munguar tre ‘emoj’ që përshkruanin gjendjen e tij emocionale. /Telegrafi/