Please enter at least 3 characters.

Drake i bën 'diss' Kanye Westit në skenë

2018/08/Drake.jpg
245:"MIAMI BEACH, FL - DECEMBER 07: Drake celebrates Miami Art Week at the American Express Platinum House at The Miami Beach EDITION on December 7, 2017 in Miami Beach, Florida. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for American Express Platinum)
15:"Frazer Harrison

Drake duket se e ka të vështirë që ta tejkalojë zënkën e tij me Pusha T.

Gjatë një performance në kuadër të turneut "Aubrey & The Three Migos", reperi kanadez i ka bërë 'diss' Kanye Westit, i cili është një mik i afërt i Pushas.

Për ta bërë akoma më të nxehtë, 31-vjeçari ia ka kushtuar 'diss-in' pikërisht në vendlindjen e Kanyes, në Chicago.

Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, dëgjohet Drake duke interpretuar këngën "Know Yourself", të cilës ia ndërron tekstin.

"Pastaj Kanye dështoi...", është vargu, të cilin e ka ndryshuar reperi, ndërsa një pjesë e publikut ka fishkëllyer.

Drake, në fakt, gjatë kësaj vere ka pasur një zënkë me Pusha T, i cili ka shoqëri të afërt me Kanye.

Për më shumë, West ka qenë producent në albumin e fundit të Pushas, "Daytona", në të cilin janë disa 'diss-e' në adresë të yllit kanadez.

Kujtojmë që Drake është bërë sensacion botëror me hitin e tij "In My Feelings" të lansuar në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/