Please enter at least 3 characters.

Dornelles: Olimpiada mund të jetë një dështim i madh për shkak të problemeve ekonomike

2016/06/rio-2016.jpg

Gjashtë javë para fillimit të Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro, Brazili ende nuk ka miratuar fondet për shtimin e masave dhe të transportit të pjesëmarrësve të kësaj ngjarjeje të madhe sportive.
Guvernatori i Rio de Zhaneiros, Francisco Dornelles në një intervistë për gazetën më të shitur braziliane “O Globe” tha se Brazili ndodhet në një situatë shumë të rëndë ekonomike.

“Jam optimist i madh, por duhet të jemi realistë. Këto Lojërat Olimpike mund të jenë të mëdha, por nëse ne nuk ndërmarrim disa hapa, Lojërat Olimpike mund përfundojnë si dështim i madh”, tha Dornelles.

Organizatorët e Olimpiadës në Rio janë përballur sidomos me shqetësimet në lidhje me virusin e rrezikshëm Zika, skandalin e dopingut të shkaktuar nga mosfunksionimi i laboratorit për testim, shkallës së lartë të krimit dhe përplasjeve politike të zyrtarëve më të lartë të vendit në rastin e shkarkimit të presidentes aktuale, Dilma Rousseff./AA/