Please enter at least 3 characters.

Donat Rrudhani rikthehet te Young Boys – Luzerni nuk aktivizon blerjen

2024/11/Donat-Rrudhani-12.jpg

Pas një sezoni të suksesshëm me Luzernin, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Donat Rrudhani, do të rikthehet te klubi i tij, Young Boys.

Drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer, ka konfirmuar se skuadra zvicerane nuk do ta aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të lojtarit.

“Për shkak të diskutimeve të ndryshme dhe kryesisht për arsye financiare vendimi u mor kundër aktivizimit të opsionit të blerjes”, deklaroi Meyer.

Rrudhani ishte huazuar për një sezon nga Young Boys, me një kontratë që është ende e vlefshme deri në qershor të vitit 2025.

Gjatë periudhës së tij në Luzern, ai ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës, duke kontribuar me 9 gola dhe 6 asistime në 31 paraqitje në Superligën e Zvicrës. /Telegrafi/