Please enter at least 3 characters.

Donald Trump optimist se do ta nënshkruaj marrëveshjen tregtare me Kinën

2019/06/trump_xi_g20_osaka.jpg
199:"President Donald Trump, left, poses for a photo with Chinese President Xi Jinping during a meeting on the sidelines of the G-20 summit in Osaka, Japan, Saturday, June 29, 2019. (AP Photo/Susan Walsh)
2:"AP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se mund ta nënshkruaj marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Kinën, e cila ishte përballur me sanksione të rënda në 16 muaj të luftës tregtare midis dy fuqive të mëdha ekonomike.

Ai theksoi se negociatat për fazën e parë të marrëveshjes po shkojnë mirë dhe se shpreson që do të nënshkruaj marrëveshjen me presidentin e Kinës, Xi Jinping në Iowa të SHBA-së, vendi ku procesi i kësaj marrëveshjeje është finalizuar.

“Ne jemi duke shikuar lokacione të ndryshme, por mund të jetë në Iowa”, tha Trump për gazetarët.

Trump dhe Xi pritej të nënshkruajnë marrëveshjen në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Kilit, por planet u hodhën poshtë pas anulimit tërheqjes së Kilit si nikoqir i Samitit.

Trump në zgjedhjet e vitit 2016 kishte fituar 51.1 për qind të votave në Iowa. Për herë të parë një republikan ka arritur të fitojë këtë shumicë në Iowa që nga kandidimi i Ronald Reagan më 1980.

Ende nuk është e qartë nëse Kina do të pajtohet që të nënshkruaj marrëveshjen në SHBA. /Telegrafi/