Please enter at least 3 characters.

Donald Trump nuk dorëzohet, hap zyre për promovimin e punëve të ish-presidentit

2021/01/200709-think-donald-trump-office-trump-tower-ew-340p_64a8bef432092fa8cb04a459e0c1e04f.social_share_1024x768_scale.jpg

Donald Trump hapi një zyrë në Florida, e cila do të drejtojë punët si një ish-president dhe do të promovojë programet e administratës së tij.

"Zyra do të jetë përgjegjëse për mbajtjen e korrespondencës së presidentit Trump, për paraqitjet publike dhe aktivitetet zyrtare për të promovuar interesat e SHBA-së dhe programet e administratës Trump përmes aktivizmit", thuhet në njoftimin e zyrës, raporton cbsnews.

Informacioni në lidhje me krijimin e zyrës u njoftua në të njëjtën ditë kur Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit paraqiti një padi kundër Trumpit për nxitje të rebelimit gjatë një fjalimi të mbajtur pak para se mbështetësit e tij të sulmonin ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar.

Gjyqi për tërheqjen e Trumpit në Senat duhet të fillojë më 9 shkurt, u njoftua nga Capitol Hill.

Në një fjalim lamtumire në ditën e fundit të mandatit të tij, Trump u tha mbështetësve se "Ne do të kthehemi në një farë mënyre". /Telegrafi/