Please enter at least 3 characters.

DOKTOR KOJOTI KUR KISHTE NDONJË PROBLEM

Gary Snyder

Poezi nga: Gary Snyder
Përktheu: Fadil Bajraj

Doktor Kojoti kur kishte ndonjë problem
shkarkohej. Në bar, pyeste mutrat aty ku shtriheshin
çka të bënte? Ata i jepnin këshilla të mira.

Ai do t’u thoshte “epo bash njashtu mendoja edhe unë”
Dhe njashtu sillej. Dhe vazhdonte rrugës së vet.