Do dilni sonte në darkë dhe jeni vonë? Ky është modeli më i shpejtë i flokëve (Foto+Video)
Kaloi shumë shpejt kjo javë dhe më në fund erdhën ditët e pushimit. Të shtunën dhe të dielën të gjithë mezi i presim. Mirëpo, që sot vajzat dhe djemtë e fillojnë “festën”, duke dalë për të pirë një gotë me miqtë e tyre.
Disa zgjedhin të shkojnë në lokale, ndërsa disa të tjerë preferojnë një darkë me partnerin/partneren, ose në mos darkë, thjesht dalin për të pirë një gotë verë.
Stilistja e flokëve dhe e grimit, Monaliza Kasaj, na vjen në ndihmë për të na shpëtuar nga keqkuptimet me partnerin ose miqtë për shkak të vonesave.
Në kushte shtëpie, thjesht me disa llastikë dhe kapëse të vogla, mund të realizoni modelin më të thjeshtë që keni menduar për mbrëmje.
Një shprehje thotë që është më mirë të shkosh vonë në një takim, sesa e shëmtuar. Mirëpo ne ju tregojmë modelin e shpejtë që e realizoni në më pak se 5 minuta dhe askush nuk ka përse ankohet për ju që vonoheni.
Ndiqni hapat e mëposhtëm dhe do të na jepni të drejtë.
Pasi t'i krihni flokët...le të fillojë puna


