Please enter at least 3 characters.

DnV: Procesi i numërimit në Istog është përmbyllur në mënyrë të rregullt

2016/01/dnv-deri-n-euml-or-euml-n-16-00-kan-euml-votuar-32-p-euml-r-qind-e-votuesve_hd.jpg

Demokracia në Veprim (DnV) ka vëzhguar edhe procesin e numërimit të votave në 43 vendvotime në Komunën e Istogut, ku është rivotuar për kryetar të Komunës. Sipas DnV-së, gjatë procesit të numërimit janë përfillur të gjitha procedurat e numërimit dhe gjithë procesi ka rrjedhur normalisht.

Vendimet për shpalljen e votave të pavlefshme DnV i cilëson si të drejta. Përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre nuk i kanë kontestuar rezultatet në vendvotimet të cilat DnV i ka vëzhguar. Meqenëse numri i fletëvotimeve me kusht është më i lartë se sa diferenca e votave në mes të dy kandidatëve, DnV fton subjektet politike që të presin rezultatet zyrtare, të përmbahen nga festa dhe të presin numërimin e të gjitha fletëvotimeve.