Please enter at least 3 characters.

Djali pa motrën për herë të parë, kënaqi njerëzit me sjelljen e tij

2024/03/3ac2574f-de66-4f2f-99da-ad305a41880d.jpg

Përdoruesit e TikTok u prekën nga video e nënës, Enrique Poscaita, e cila publikoi një video të takimit të parë mes djalit trevjeçar dhe vajzës së saj të porsalindur.

Poscaite ka regjistruar reagimin e djalit kur pa nënën dhe motrën e vogël për herë të parë pas lindjes.

Djali i ka sjellë trëndafila nënës së tij dhe pasi i ka dhuruar lulet, ka shkuar menjëherë te motra e tij, të cilën mezi ka pritur ta shohë.

Më pas babai e vendosi djalin në shtrat dhe e la të mbante fëmijën dhe djali ishte shumë i kujdesshëm që të mos e lëndonte vajzën e vogël.

Gjatë gjithë kohës ai e shikonte dhe buzëqeshte. Sjellja e tij i kënaqi njerëzit që panë momentin emocionues dhe videoja është bërë virale me më shumë se 15 milionë shikime.