Please enter at least 3 characters.

Djali i Ronaldos hap Instagram me lejen e babait dhe vetëm brenda një dite kalon shifrën e 900 mijë ndjekësve

2020/02/GettyImages-1060726248-1.jpg
367:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 12: Cristiano Ronaldo, his girlfriend Georgina Rodríguez and son Cristiano Ronaldo Jr. watch on during the singles round robin match between Novak Djokovic of Serbia and John Isner of The United States during Day Two of the Nitto ATP Finals at The O2 Arena on November 12, 2018 in London, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa momente familjare që kanë kaluar së bashku në shtëpinë e tyre në Torino.

Italia Veriore ka qenë në gatishmëri të lartë për frikën e një shpërthimi të coronavirusit, me Torino, Milano dhe Venecia duke marrë masa serioze për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Disa shkolla, bare, teatro dhe restorante janë mbyllur, ndërsa qasja në Javën e Modës në Milano gjithashtu është e kufizuar, shkruan en.as.com.

Gjatë këtyre momenteve të tensionuara në rajon, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre kanë qenë duke qëndruar së bashku në rezidencën e tyre në një nga lagjet më ekskluzive të Torinos, duke publikuar disa fotografi në rrjetet sociale për t’u treguar ndjekësve të tyre çastet e ëmbla që ata po kalojnë së bashku si familje.

Në njërën prej fotove të publikuara në faqen e Instagramit të Ronaldos këtë të martë, sulmuesi i Juventusit shihet duke buzëqeshur në vaskë me katër fëmijët e tij: Cristiano Jr, Eva, Mateo dhe Alana Martina. “Momente qesharake me foshnjat e mia”, shkroi superylli 35-vjeçar në përshkrimin e imazhit, që kishte arritur mbi tetë milionë pëlqime pak kohë pas publikimit.

Me lejen e babait të tij, Cristiano Jr. Hapi llogarinë e tij në Instagram të hënën në mbrëmje, duke publikuar një video ‘selfie’ për t’u prezantuar me përdoruesit e platformës.

"Përshëndetje djema. Kjo është llogaria ime e re në Instagram. Shpresoj të kënaqeni”, tha i riu në anglisht, përpara se të përsëriste mesazhin në tri gjuhë të tjera.

Në vetëm një ditë pasi llogaria e tij në Instagram u hap, Cristiano Jr arriti shifrën e 900,000 ndjekësve, megjithëse ai ende është shumë larg nga 205 milionë ndjekësit që ka babai i tij. /Telegrafi/