Please enter at least 3 characters.

Dita Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara - Hyseni premton mbështetje për organizatat që ofrojnë shërbime për këtë komunitet

2024/12/handikooos.jpg

Sot shënohet dita ndërkombëtare për persona me aftësi të kufizuara, me çrast Handikos në Gjilan ka organizuar tryezë ku diskutimet u fokusuan te sfidat që përballen këta persona.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe zbatimi i ligjeve për përfshirje sociale dhe përmirësim të qasjes në arsim, punësim dhe infrastrukturë.

I pari i komunes z.Alban Hyseni ka premtuar mbështetje për organizatat që ofrojnë shërbime për këtë komunitet dhe u solidarizua me vështirësitë me të cilat ballafaqohen kjo kategori.

Ndryshe, të pranishëm ishin kryetari i komunës së Gjilan z.Alban Hyseni, drejtori i QKMF-së, drejtori QPS-së, drejtori i DKA-së, përfaqësuesi i zyrës së avokatit te populli z.Shemsedin Mustafa, shefat e grupeve parlamentare të partive politike dhe perfaqësues të tjerë nga institucionet lokale.

Gjithashtu, u shpërndanë mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë vitit 2024 për avokimin për personat me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/