Dita e Pavarësisë së SHBA-së, presidentja Osmani: Gëzuar 4 Korrikun, çdo kapitull i Kosovës mban vulën e Amerikës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë nga siç tha ajo populli më pro amerikan në botë.
Osmani në një postim në Facebook duke uruar SHBA-të për Ditën e Pavarësisë ka ndarë një video në të cilën është një pjesë e fjalimit të saj në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, raporton Telegrafi.
Pjesë të shkëputura nga fjalimi i presidentes. Një gjë mbetet e qartë si kristali për të gjithë njerëzit e KosovësNe e dimë kush janë miqtë tanëNe e dimë se si na qëndruan pranë kur kishte më së shumti rëndësiDhe nuk do ta harrojmë kurrëPopulli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugësJo vetëm njëzet e gjashtë vjet më parë kur lidershipi juaj na ndihmoi të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, por çdo vit që atëherë.Përmes ndërtimit të paqes, përmes ndërtimit të institucioneve, përmes zhvillimit ekonomik dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë sonëÇdo kapitull i vetëm i Kosovës mban vulën e SHBA-së. /Telegrafi/


