Please enter at least 3 characters.

Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka siguruar kalimin në finale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.

Distria i ka nisur garat mirë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, duke fituar në xhiron e dytë e pastaj edhe në çerekfinale.

Xhudistja pejane në përballjen e parë arriti të mposht me dominim ndaj xhudistes çeke, Tereza Bodnarova, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’.

Në çerekfinale, Distria gjithashtu ishte brilante duke fituar ndaj polakes Aleksandra Kaleta dhe duke siguruar gjysmëfinalen e madhe.

Në gjysmëfinale, xhudistja jonë arriti ta mposhtë italianen Odette Giufrida, ndërsa në finale do të takohet me francezen Amandine Buchard

Në anën tjetër, xhudistet tjera, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq u eliminuan më herët gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/