Please enter at least 3 characters.

Dimitrieska-Koçoska: Një Drejtori Doganore e fuqishme është kruciale për financa publike të qëndrueshme, mbrojtje të ekonomisë dhe përkrahje të biznesit

Dimitrieska- Koçoska
Dimitrieska- Koçoska
Dimitrieska- Koçoska

Një Drejtori Doganore e fuqishme, efikase dhe moderne është kruciale për financa publike të qëndrueshme, mbrojtje të ekonomisë dhe përkrahje të biznesit, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë shënimit të ngjarjes së 14 Prillit- Ditës së Drejtorisë Doganore, thonë nga Ministria e Financave.

Ministrja gjatë pjesëmarrjes së saj nëpërmjet videokonfernecës theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për modernizimin dhe digjitalizimin e Drejtorisë Doganore, si dhe për përforcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve institucionale dhe kapaciteteve njerëzore, me qëllim kryesor arkëtimin më efikas të të ardhurave buxhetore, lehtësimin e tregtisë dhe krijimin e mjedisit afarist të parashikueshëm dhe të sigurt.

Po ashtu, ajo theksoi se shërbimi doganor ka rol kryesor në zbatimin e politikave tregtare, administrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe mbrojtjen e ekonomisë vendore, gjë që e bën një nga shtyllat kryesore të sistemit të financave publike.
“Shërbimi doganor ka rol kryesor në lehtësimin e tregtisë, administrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, promovimin dhe mbrojtjen e ekonomisë vendore, arkëtimin e të ardhurave buxhetore. Funksionimi i mirë i çdo shërbimi doganor është interes dhe përparësi e veçantë shtetërore dhe shoqërore”, theksoi ministrja.

Në kushtet e sfidave globale energjetike dhe ekonomike, ministrja tha se Qeveria ka ndërmarrë masa në kohë për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe përkrahjen e biznesit, pavarësisht ndikimit të tyre në të ardhurat buxhetore.

Prandaj, prioritet mbetet ruajtja e stabilitetit fiskal dhe sigurimi e rritjes së qëndrueshme.

“Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave në sektorin doganor, si dhe në investimin dhe ofrimin e mbështetjes nga ekspertët për punonjësit e doganës dhe doganën në tërësi. Vetëm kështu do t’i përgjigjemi sfidave të reja që vijnë nga globalizimi i shpejtë i sistemeve tregtare dhe financiare, që imponojnë pritje të reja në luftën kundër flukseve financiare jolegale, organizatave kriminale dhe evazionit fiskal. Kështu do të vazhdojmë të arrijmë rezultate të cilat në periudhën e kaluar kanë treguar rritje të të ardhurave nga importi dhe do të ndërtojmë sistem që ka besim te komuniteti i biznesit dhe te qytetarët. Vetëm të bashkuar mund të kontribuojmë për ta bërë sistemin të shëndetshëm, efikas dhe në shërbim të të gjithëve”, tha Dimitrieska-Koçoska./Telegrafi/