Please enter at least 3 characters.

Dhurata Dora publikon këngën e re "Qikat e mia"

2018/12/Dhur1.jpg

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

"Shoqet e mia" titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Muzika është realizuar nga DJ A-Boom, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Dhurata.

Kënga është publikuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja shqiptare shfaqet mjaft atraktiv dhe me stil.

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production.

Dhurata ka qenë shumë aktive gjatë viti me projekte muzikore solo, ndërsa nuk ka munguar edhe me paraqitje të shumta në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

Ajo do vazhdojë të jetë shumë e angazhuar edhe për fundvit, në kuadër të projekteve festive. /Telegrafi/