Please enter at least 3 characters.

Dhjetëra lopë të arratisura endeshin rrugëve të Australisë derisa u kapën nga policia

2024/01/Screenshot_11-31.png

Banorët e qytetit Melbourne të Viktorias, Australi, mëngjesin e nisën me pamjen e dhjetëra lopëve të arratisura që po kalonin në lagjen e tyre.

Policia e vendit njoftoi se lopët për herë të parë u panë në orët e hershme të mëngjesit, dhe më pas ato u ndanë në grupe më të vogla për t'u shpërndarë nëpër qytet.

Por, kafshët e arratisura nga një pronë në rrugën Tommuc Valley, u kapën nga policia dhe u kthyen përsëri te pronari i tyre. /Telegrafi/