Dhjetë persona gjobiten nga policia pasi të maskuar shkaktuan shqetësim të qytetarëve në Prishtinë
Policia ka arrestuar 10 persona në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmeti, grupi prej 10 personave kishin parakaluar nëpër sheshet qendrore të Prishtinës, të maskuar, duke iu shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë.
Pas thirrjes nga qytetarët, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe i ka shoqëruar në polici.
“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qen, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke iu shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, tha Ahmeti
Pas intervistimit, në koordinim me prokurorin e shtetit ata janë liruar.
Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike./Telegrafi/


