Please enter at least 3 characters.

Devolli Corporation ndihmoi Federatën e sporteve për të verbër në Kosovë

2016/01/devolli-corporation-ndihmoi-federat-euml-n-e-sporteve-p-euml-r-t-euml-verb-euml-r-n-euml-kosov-euml_hd.jpg

Për këtë arsye, Federata e sporteve për të verbër e Kosovës këtë vit organizoi Kampionatin Individual të Shahut për Përsona të Verbër ‘’Shahu për të vërbër 2015’’ i cili u mbajt prej datës 11.06.2015 gjërë më datë 14.06.2015 në Durrës. Në këtë kampionat morrën pjesë 28 shahistë të verbër nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe qëllimi kryesor i tij ishte avansimi i lojës së shahut tek qytetarët e verbër, gjithashtu edhe përfshirja e të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës. Fitues i këtij kampionati ishte Azem Avdija nga Prishtina. Sporti i shahut njihet si një nga sportet më të frekuentuara nga qytetarët e verbër të vendin tonë, në të cilin pjesëmarrësit tregojnë aftësitë dhe kurajon e tyre që të bëhen pjesë aktive e inciativave të tilla.

Devolli Corporation sponzorizoi këtë kampionat, në kuadër të përpjekjes së vazhdueshme që korporata e bënë që të realizoj përgjegjësitë sociale ndaj shoqërisë kosovare, duke besuar se vlera e një kompanie mund të rritet vetëm në qoftë se jep vlerë edhe për të tjerët.

Kryetari i kësaj Federate z. Daut Tishuki tregoi se ky kampionat u organizua sipas sistemit zviceran në 9 xhiro dhe shfrytëzoi rastin që të falenderoi Devolli Corporation për ndihmën e dhënë në realizimin e këtij kampionati, duke vlerësuar gatishmërinë që kjo korporatë ka për të ndihmuar aktivitete të tilla që kanë për qëllim inkuadrimin e të gjitha shtresave të shoqërisë, duke cekur se vetëm me integrim të tillë në shoqëri do të jemi të barabartë.