Please enter at least 3 characters.

Dëshironi trup perfekt të skalitur për në plazh? Ky është ushtrimi i vërtetë për ju! (video)

2016/07/boximage.jpg

Nëse dëshironi trup dhe muskuj të fortë, të cilët me krenari do t'ua ekspozoni vajzave në plazh, koha është që në stërvitjen tuaj ta përfshini njërën nga variacionet e përballimit.

Skalitni trupin për plazh vetëm me një ushtrim, transmeton Telegrafi.

'Plank janks' është ushtrimi i shkëlqyeshëm, i cili do t'ju ndihmojë që të ndërtoni bërthamën, muskujt abdominalë dhe gluteusin.

Këtë ushtrim mund ta bëni kudo. Është jashtëzakonisht i dobishëm nëse nuk keni kohë që të shkoni në palestër.

Si bëhet 'plank janks'?

Për fillim merrni pozitën standarde të përballimit. Qëndrimi është shumë i rëndësishëm, prandaj gjithë kohës përpiquni që shpina të ju jetë drejt, ndërkaq trupi nën tension.

Hapi tjetër në këtë ushtrim është kërcimi dhe hapja e këmbëve anash. Ushtrimi është i ngjashëm me fole kërcimesh, vetëm se këtë herë bëhet në pozitën për përballim.

Këtë variacion të përballimit bëjeni 3 deri në 4 seri me pauza prej 60 sekondash pas secilës seri. Mund të pushoni midis serive për t'u mbushur frymë, por përpiquni që t'i përmbaheni pushimit një minutë. /Telegrafi/