Please enter at least 3 characters.

Deschamps publikon listën për ndeshjet e tetorit, për herë të parë të grumbulluar dy vëllezërit Hernandez

2021/09/page-79.jpg

Didier Deschamps ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit tetor.

Kombëtarja franceze do të luaj në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ku përballë do ta ketë Belgjikën.

Trajneri francez ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë takim të rëndësishëm.

Lajmi është se për herë të parë në Kombëtaren A të Francës janë grumbulluar dy vëllezërit Hernandez, Theo dhe Lucas.

Anëtari i Milanit u grumbullua muajin e kaluar, por në atë grumbullim mungoi ylli i Bayernit, Lucas shkaku i lëndimit.

Lista e plotë e Francës:Portierë:Lloris, Costil, MaignanMbrojtës:Digne, Dubois, L. Hernandez, Kimpembe, Kounde, Pavard, Upamecano, VaraneMesfushorë:Guendouzi, T. Hernandez, Pogba, Rabiot, Tchouameni, VeretoutSulmues:Ben Yedder, Benzema, M. Diaby, Griezmann, Martial, Mbappe /Telegrafi/