Please enter at least 3 characters.

Dërgohet pa shenja jete një grua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, rasti po hetohet

2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1705739433763.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 07:50, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si "hetim i vdekjes".

“Është raportuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare pa shenja jetë është sjell viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/