Please enter at least 3 characters.

​Dërgohen në Gjykatë 48 policët e arrestuar

2022/03/0-2.jpg

Janë dërguar në Gjykatë 48 policët e arrestuar një ditë më parë, e që dyshohen për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.  

Në masa të sigurisë, të arrestuarit paraditen e sotme u dërguan në Gjykatë nga ekipet e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Ndryshe, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj një ditë më parë ka bërë të ditur se janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe dy zyrtarë doganor.

“Në aksionin e sotëm janë arrestuar 48 zyrtarë policor dhe 2 zyrtar doganor”, ishte shprehur ai për Telegrafin.

Në mesin e zyrtarëve policorë të arrestuar janë edhe dy komandantët e pikave kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”,  Ramiz Ahmeti dhe Xhavit Lokaj. /Telegrafi/