Deputetja britanike Kearns kërkon dënimin e Djokovicit për mesazhet e tij në lidhje me Kosovën
Deputetja britanike dhe njehërit kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka dënuar ashpër gjestin e tenistit serb Novak Djokovic.
Ajo ka shkruar se sjellja dhe komentet e Djokovic janë të dënueshme.
“Sjellja dhe komentet e Djokovic janë të dënueshme. “Kosova është zemra e Serbisë! Stop dhunës”. Ky slogan i ka rrënjët në mitologjinë nacionaliste serbe dhe slogane të ngjashme janë përdorur për të justifikuar spastrimin etnik të viteve 1990”, ka shkruar Kearns.
Kujtojmë që Djokovic në finalen e French Open ka shkruar në njërën nga kamerat: “Kosova është zemra e Serbisë – Ndaleni dhunën”.
Nuk është hera e parë që serbi përdor sportin për të dhënë mesazhe politike që kanë të bëjnë me Kosovën. /Telegrafi/


