Deponia në Dibër, kërcënon shëndetin e qytetarëve
06/11/2016
Dibra vazhdon të mbytet në tymin dhe erën e rëndë që vjen nga deponia e qytetit e cila ësht vetëm disa qindra metra larg shtëpive të para, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët thonë se deponia është burim i shumë sëmundjeve të rënda, siç është kanceri. Ata thonë se politikanët para çdo cikli zgjedhjesh premtojnë se do ta zgjidhin këtë problem, por më pas harrojnë çdo gjë.
Për disa qytetarë tjerë të Dibrës, deponia është burim dhe mundësi për të siguruar ekzistencën, disa prej qytetarëve për televizionin Alsat M deklaruan se atë çfarë e gjejnë aty, e shesin më pas./Telegrafi/


