Departamenti i Radiologjisë në United Hospital – Teknologji e avancuar, diagnostikë precize dhe kujdes profesional
Në një kohë kur diagnostikimi i hershëm dhe i saktë është themeli i trajtimit të suksesshëm, Departamenti i Radiologjisë në United Hospital vazhdon të investojë në teknologjitë më të avancuara botërore, duke sjellë për pacientët dhe mjekët mundësi diagnostike të nivelit më të lartë.
Sot, me krenari njoftojmë kompletimin e departamentit tonë me gjeneratën më të re të rezonancës magnetike Philips MR 5300 1.5 Tesla, një sistem inovativ që integron inteligjencën artificiale (AI) në procesin e ekzaminimit, duke revolucionarizuar mënyrën e realizimit të imazherisë diagnostike.
Inteligjenca artificiale në shërbim të diagnostikës
Rezonanca Magnetike Philips MR 5300 përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt radiologjisë së së ardhmes. Integrimi i teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale mundëson optimizimin automatik të parametrave të ekzaminimit, reduktimin e kohës së skanimit, përmirësimin e cilësisë së imazhit dhe rritjen e komoditetit për pacientin.
Falë këtyre avancimeve, pacientët përfitojnë ekzaminime më të shpejta dhe më komforte, ndërsa mjekët marrin imazhe me cilësi të lartë diagnostike, duke rritur besueshmërinë e interpretimit dhe vendimmarrjes klinike.
MRI e gjithë trupit – Një standard i ri në diagnostikën onkologjike
Një nga avantazhet më të rëndësishme të sistemit të ri është mundësia për realizimin e ekzaminimeve të avancuara Whole Body MRI me sekuenca Whole Body Diffusion Weighted Imaging (DWI).
Kjo metodë moderne përfaqëson një nga mjetet më të fuqishme në diagnostikën dhe monitorimin e sëmundjeve onkologjike, duke mundësuar vlerësimin e të gjithë organizmit në një ekzaminim të vetëm, pa përdorimin e rrezatimit jonizues.
Përveç aplikimeve onkologjike, sistemi ofron diagnostikë të avancuar për të gjitha sistemet e organizmit, duke përfshirë:
- Neuroradiologjinë (truri, palca kurrizore dhe sistemi nervor qendror)
- Sistemin muskuloskeletal dhe sportiv
- Kardiologjinë dhe vlerësimin vaskular
- Abdomenin dhe pelvikun
- Gjirin
- Ekzaminimet pediatrike
CT e gjeneratës së re – Philips Incisive CT 128 Slice
Departamenti ynë është i pajisur gjithashtu me Philips Incisive CT 128 Slice, një nga sistemet më moderne të tomografisë së kompjuterizuar në dispozicion sot.
Ky sistem siguron shpejtësi të lartë skanimi, cilësi të jashtëzakonshme të imazhit dhe optimizim të dozës së rrezatimit, duke garantuar siguri maksimale për pacientët pa kompromentuar saktësinë diagnostike.
Një vend të veçantë në spektrin e shërbimeve tona zë CT Koronarografia, e cila mundëson vizualizim të detajuar dhe me rezolucion superior të arterieve koronare, duke ndihmuar në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare.
Përveç kësaj, realizohen të gjitha llojet e ekzaminimeve angiografike, duke përfshirë:
- CT Angiografinë cerebrale
- CT Angiografinë e karotideve
- CT Angiografinë torakale
- CT Angiografinë abdominale
- CT Angiografinë e arterieve dhe venave periferike
- Vlerësime të avancuara vaskulare sipas indikacioneve klinike
Radiografi digjitale me standardet më të larta
Kompletimi i departamentit realizohet me njësinë moderne të Radiografisë Digjitale Philips, e cila mundëson ekzaminime të shpejta, cilësi të lartë të imazhit dhe efikasitet maksimal në diagnostikën e përditshme.
Kjo teknologji siguron rezultate të besueshme për një gamë të gjerë indikacionesh klinike, duke mbështetur procesin diagnostik në çdo nivel të kujdesit shëndetësor.
Ekspertizë profesionale në shërbim të pacientit
Teknologjia më e avancuar arrin vlerën e saj të plotë vetëm kur kombinohet me ekspertizën njerëzore.
Departamenti i Radiologjisë në United Hospital përbëhet nga një ekip i radiologëve specialistë, teknikëve të radiologjisë dhe personelit mbështetës me përgatitje profesionale të lartë, të trajnuar për përdorimin e teknologjive më moderne diagnostike dhe të përkushtuar ndaj standardeve më të larta të kujdesit ndaj pacientit.
Qasja multidisiplinare dhe bashkëpunimi i ngushtë me specialistët e fushave të ndryshme mjekësore mundësojnë interpretim të saktë, diagnostikim të hershëm dhe orientim optimal terapeutik për çdo pacient.
Investim në teknologji, investim në shëndet
Me integrimin e rezonancës magnetike Philips MR 5300 1.5T, sistemit Philips Incisive CT 128 Slice dhe radiografisë digjitale Philips, Departamenti i Radiologjisë në United Hospital konsolidon pozicionin e tij si një nga qendrat më moderne të diagnostikës imazherike në Kosovë.
Ky investim përfaqëson më shumë se pajisje të avancuara – është një investim në diagnostikë precize, në sigurinë e pacientëve dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor.


