Please enter at least 3 characters.

Deontay Wilder i ofron 50 milionë dollarë për një ballafaqim Anthony Joshuas

2018/04/Deontay-wilder.jpg
255:"NEW YORK, NY - MARCH 03: Deontay Wilder looks on after knocking out Luis Ortiz in the tenth round of their WBC Heavyweight Championship fight at Barclays Center on March 3, 2018 in the Brooklyn Borough of New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampioni i peshave të rënda të WBC-së, Deontay Wilder ka ofruar 50 milionë dollarë për një luftë në bashkimin me titullin e WBO-së, IBF-së dhe WBA-së, Anthony Joshuas.

Amerikani Wilder ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter ku pohonte se do të pranonte të boksonte edhe nëse do t'i takonin Joshuas 50 milionë dollarë.

Wilder tha "se të gjitha paratë janë në qese, kështu që pres të jeni një njeri i fjalës suaj".

Anthony Joshua Getty Images)

Ndërkohë, menaxherja e Wilderit, Shelly Finkel konfirmoi për ESPN se i ishte bërë një ofertë Joshuas.

Megjithatë, promotori i Joshuas, Eddie Hearn tha më parë këtë muaj se WBA ka urdhëruar britanikun të hyjë në negociata me sfiduesin e detyrueshëm Alexander Povetkin.

Joshua shtoi rripin e WBOësç në koleksionin e tij pasi triumfoi me pikë Joseph Parker në Cardiff më 1 prill, ndërsa Wilder mundi Luis Ortizin në ballafaqimin e fundit në mars.

Mbetet të shihet nëse do të ndodh një meç mes dy prej boksierëve më të mirë në vitet e fundit. /Telegrafi/