Please enter at least 3 characters.

Demoloi orenditë në zyrën e një mjeku në QKMF në Drenas, arrestohet i dyshuari

2021/04/arrestim.jpeg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti kishte demoluar orenditë në zyrën e një mjeku në QKMF në këtë komunë.

“ Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në zyrën e mjekut në QKMF – Gllogoc kishte demoluar orenditë.

Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/