Please enter at least 3 characters.

Demat dalin “shëtitje” rrugëve të një fshati në Angli, “provojnë” brirët edhe tek veturat e banorëve (Foto/Video)

2018/06/cc8-e1530028546148.jpg
21:"© Sharon Wood / SWNS

Nëntë dema të mëdhenj prishën heshtjen e një fshati në Kent - Angli, kur ata dolën nga kantieri i tyre dhe vrapuan nëpër rrugë.

Në pamje, të filmuara në Godington Park, grupi i demave shikohet duke ecur përgjatë rrugëve dhe duke ecur në kopshte, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua - por disa makina u dëmtuan nga brirët e mprehtë të demave.

Një banor lokal ka krahasuar skenat me ato në Pamplona, qytetin spanjoll i famshëm për festivalin vjetor të demave.

Një banor tjetër tha: “Ata ecnin rrugës, ndaluan trafikun dhe dëmtuan një makinën e një banori dhe hëngrën lule në kopshtin e tij”.

Kanë qenë banorët ata që kanë “shtyrë” demat që të kthehen në vendin prej nga kishin ardhë. /Telegrafi/