Please enter at least 3 characters.

Delawie i zhgënjyer që nuk u votua Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

2017/04/delawie-1-780x439-1.jpg

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se ndihet i zhgënjyer me politikanët në Kosovë, gjegjësisht me deputetet të cilët sot nuk arritën që ta miratojnë Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

“I zhgënjyer me udhëheqësit e Kosovës që nuk grumbulluan votat që të mbyllin boshllëqet të cilat lejojnë që politikanët që shfrytëzojnë lidhjet e tyre për t’i shpëtuar burgut”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Projektligji në fjalë ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.