Please enter at least 3 characters.

Delawie i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

2017/06/Greg-Delawie-Ambasadori-i-ShBA-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se është i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një postim në Twitter, Delawie ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Bazuar në raportimet e vëzhguesve, KQZ është duke bërë punë të shkëlqyeshme në organizimin e zgjedhjeve. Vazhdoni edhe më shumë kështu, sepse edhe shumë punë ka mbetur", ka shkruar Delawie. /Telegrafi/