De Roon i kërkon falje Cuadrados për ndërhyrjen: E meritova të përjashtohesha me të kuq
17/12/2020
Marten de Roon ka pranuar se duhej të përjashtohej me karton të kuq pas ndërhyrjes në Juan Cuadradon në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Atalantas.
Zonja e Vjetër nuk arriti më shumë se një barazim (1-1) ndaj La Dea, në takimin e të mërkurës mbrëma në Allianz Stadium.
De Roon e ka publikuar një fotografi të Cristiano Ronaldos që huqi një penallti, ndërsa një tifoz i Juves i kishte komentuar duke i thënë se duhej të përjashtohej pas ndërhyrjes në futbollistin kolumbian.
“Pajtohem. U vonova dhe ishte shumë e rëndë. Por, shpresoj që të kuptohet se nuk ishte e qëllimshme. I kërkoj falje Cuadrados”, ka shkruar ai.
Në ndërkohë, edhe anësori i Juventusit ka reaguar në mënyrë pozitive në rrjetet sociale pas kësaj kërkimfaljeje. /Telegrafi/


