Please enter at least 3 characters.

Dashuria e Jamie Lee Curtis dhe Guest filloi si në një komedi romantike, ndërsa edhe pas 34 vitesh është gjithnjë e më e fortë

2018/12/Jamie-Lee-CurtisChristopher-Guest-3-e1543698700519.jpg
258:"LOS ANGELES - FEBRUARY 21: Actress Jamie Lee Curtis (L) and her husband Christopher Guest attend the 6th Annual Costume Guild Awards reception at the Beverly Hilton Hotel February 21, 2004 in Beverly Hills, California. (Photo by Carlo Allegri/Getty Images)
12:"Getty Images

Dashuria ndërmjet Jamie Lee Curtis dhe bashkëshortit të saj, aktorit, regjisorit dhe skenaristit, Christopher Guest, ka nisur si në një komedi romantike.

Në pranverën e vitit 1984, aktorja amerikane ishte duke lexuar revistën Rolling Stone dhe në faqet e saj e pa fytyrën e aktorit që asokohe ishte 36 vjeçar.

Jamie Lee Curtis dhe Christopher Guest (Foto: Evan Agostini/Getty Images/Guliver)

Edhe pse deri atëherë nuk e kishte takuar kurrë, ajo i kishte thënë shoqes së saj, Debra Hill: "Ky është mashkulli me të cilin do të martohem".

Debra, skenariste dhe producente e njohur (tashmë e ndjerë), i kishte thënë: "Ai është Chris Guest, sapo ka xhiruar një film të shkëlqyer. E njoh agjentin e tij".

Jamie vendosi të bënte një hap të pazakontë - i telefonoi agjentit të tij, i tha se do të dëshironte të dilte me Guest dhe e la numrin e saj të telefonit, mirëpo filmbërësi nuk i telefonoi.

Christopher Guest dhe Jamie Lee Curtis (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Disa muaj më pas, Curtis ishte duke darkuar në një restorant hollivudian me miqtë, kur i ra në sy Christopher, i cili ndodhej tri tavolina larg. Ai e përshëndeti me dore dhe ajo ia ktheu, por disa minuta më pas u largua pa asnjë fjalë.

Aktorja ishte e bindur se ai e shmangte, por një ditë më pas, ai i telefonoi dhe e ftoi në takim dhe pjesa tjetër është histori.

Mjaftuan dy muaj lidhje dhe u fejuan (gjegjësisht gjashtë muaj prej se Jamie e kishte para fotografinë e tij në revistë). Martesa e tyre ndodhi më 18 dhjetor 1984 dhe më pas i adoptuan dy fëmijë.

Jamie Lee Curtis dhe Christopher Guest (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Edhe pse në martesën e tyre kishte shumë probleme, duke përfshirë edhe vartësinë e aktores nga alkooli, ata mbetën bashkë plot 34 vite.

E pyetur se ku qëndron fshehtësia e lidhjes së tyre, Curtis ka thënë me shaka: "Mos u ndani", për të vazhduar: "Mund të shkruaj një libër me këshilla martesore, ndërsa do të quhej 'Mos u largo'. Ekziston thënia 'Qëndro në autobus, e jashtmja do të ndryshojë'. Kur ke një javë të keqe, qëndro në autobus, sepse do të shikosh përmes dritares dhe pas disa ditësh pamja do të jetë e bukur. Mendoj se ajo thënie mund të pranohet thuajse në të gjitha aspektet e jetës. Nuk jam romantike. Jam realiste. E respektoj dhe nuk dua ta braktis. /Telegrafi/