Please enter at least 3 characters.

“Dashni” tashmë është hit (Video)

2016/01/Majk.jpg

Kënga më e re e Majk, Dashni, është duke u pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga fansat e këngëtarit.

Përkundër se pati akuza për kopjim, projekti më i ri anëtarit të BabaStars është dëgjuar në masë të madhe që nga dita e lansimit.

Videoklipi i kësaj kënge është publikuar në YouTube më 15 dhjetor, ndërsa të dielën kaloi shifrën prej katër milionë shikimesh.

Tash (kur po e postojmë këtë artikull) numëron saktësisht 4.177.697 shikime dhe është në rrugë për ta arritur suksesin e bashkëpunimit me Getin, “Sjena mo”.

Përmendim që vet Majk e ka shkruar tekstin e kësaj kënge, me ‘beat’ të LiBeats dhe me miksim nga Dj Jo Jo. /Telegrafi/