Dardan Berisha e ‘djeg’ Mornarin
Bardhekaltërit e nisën furishëm pjesën e parë, teksa bartës i lojës ishte si gjithmonë Dardan Berisha që i bombardoi me dy trepikësha kundërshtarët dhe kështu çereku i parë u mbyll me tetë pikë epërsi për Sigal Prishtinën 16-24.
Bardhekaltërit e kontrolluan lojën edhe në pjesën e dytë dhe arritën që ta ruajnë një epërsi prej katër pikëve, 34-38, para përfundimit të pjesës së parë.
Cereku i tretë ishte shumë interesant dhe të dyja skuadrat luajtën baras duke shënuar nga 22 pikë secila, mirëpo në çerekun e katërt Bardhekaltërit shpërthyen.
Ishte Dardan Berisha ai i cili mahniti të gjithë në këtë pjesë duke i shënuar 5 treshe njërin pas tjetrin, duke iu dhënë mësim basketbollistëve të Mornarit se si luhet basketbolli kosovar. Sigal Prishtina në fund e fitoi ndeshjen me rezultat 80-87.
Më i miri i këtij takimi padyshim se ishte Dardan Berisha me 41 pikë, duke bombarduar kundërshtarët nga largësia me 8 trepikësha, ndërsa kontribut të madh dhanë edhe Aaron McGhee(16) dhe Edin Bavcic(13). /Telegrafi/


