Daka: Afati i shkurtër, rrezik për lëshime në procesin e zgjedhjeve (Video)
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Daka megjithatë thekson se procesi nuk është i rrezikuar dhe se mbarëvajtja e zgjedhjeve nuk kushtëzohet nga ligjet, por nga veprimet e pjesëmarrësve në to.
“Nuk mund të them që procesi do të jetë i rrezikuar. Procesi do të organizohet. Mirëpo, mund të na ndodhë që për afate shumë të shkurta të bëjmë ndonjë lëshim. Tekefundit edhe ne që organizojmë zgjedhjet jemi njerëz dhe mund të na ndodhë që për shkak të afateve shumë të shkurtra, ndonjë çështje të na rrëshqasë. Megjithatë, procesi do të organizohet. Ndoshta, do të kemi pak probleme, por nuk besoj që procesi mund të rrezikohet në tërësi”, ka thënë ajo, ndërsa shton se do të kërkohet edhe ndihma e OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës. /VOA/Telegrafi/


