Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri realizon tatuazh të ri në vithe

2020/06/af3-e1592032045418.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë e përfolur për dukjen e saj dhe ndryshimet e vazhdueshme që bën në pamjen e jashtme.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një tjetër ndryshim të ri, duke shtuar edhe një tatuazh më shumë në trupin.

Ajo publikoi në orët e vona të së premtes disa imazhe, ku shihej e shtrirë tek artisti i tatuazheve, i cili po realizonte vizatimin e ri në trupin e saj.

Dafina ka vendosur që tatuazhin e radhës ta bëjë në pjesën e sipërme të këmbës së saj të majtë, përkatësisht në vithe.

Ajo nuk ka zbuluar tatazhin e plotë pas përfundimit apo edhe kuptimin e tij, duke preferuar ta mbajë për vete.

Ndërkohë, këngëtarja është e njohur për numrin e madh të tatuazheve që ka të realizuar në trupin e saj. /Telegrafi/