Please enter at least 3 characters.

Cutrone: Jam i uritur gjithmonë për gola, dua të luaj gjithmonë nga fillimi

2018/10/GettyImages-1045629734.jpg
252:"MILAN, ITALY - OCTOBER 04: Patrick Cutrone of AC Milan celebrates his goal during the UEFA Europa League Group F match between AC Milan and Olympiacos at Stadio Giuseppe Meazza on October 4, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Patrick Cutrone edhe njëherë ka qenë hero i Milanit.

Sulmuesi i talentuar italian është futur nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Olympiacos dhe ka shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Milanit.

20-vjeçari pas ndeshjes ka folur në konferencë për shtyp duke thënë se është i uritur gjithmonë për të shënuar.

“Gjithmonë jam i uritur për të shënuar gola, e kam pasur dhe vazhdoj ta kem këtë uri për gol”.

“Ishim në shtëpi dhe na duhej fitorja, për fat të mirë i morëm pikët që i donim”, tha italiani.

(Photo Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi qendror ka thënë se dëshira e tij është të luajë gjithmonë nga fillimi.

“Dua të luajë gjithmonë. Këtë gjë e kam thënë shpeshherë dhe vazhdoj të them. Nuk kam asgjë kundër asnjë lojtari, thjesht dua të luaj nga fillimi”, u shpreh talenti italian.

Për Cutronen dy golat ndaj Olympiacos ishin të parët në Ligën e Evropës për këtë edicion, pasi në ndeshjen ndaj Dudelange nuk u paraqit për shkak të lëndimit. /Telegrafi/