Please enter at least 3 characters.

CRS organizojë darkën për rrjetizim

2018/02/rhar.jpg

Rrjeti CSR Kosova (Kosovo CSR Network) ka organizuar Darken për Rrjetizim me qellim të promovimit të parimeve të përgjegjësisë shoqërore korporative. Darka e CSR për rrjetizim i ka bashkuar palët e interesit, përfshirë këtu drejtuesit e kompanive më serioze vendore apo ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, krerët shtetërore, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ju adresua pjesëmarrësve në emër të Qeverisë, ku ndër të tjera potencoj faktin që është shumë me rëndësi që në Kosovë po avancohet përgjegjësia e ndërmarrjeve në raport me shoqërinë.

"Përmes zotimeve konkrete ndërmarrjet përveç krijimit te kapitalit dhe profitit, gjithnjë e më shumë janë duke pasur ndjenje të përgjegjësie ndaj shoqërisë, duke marr veprime te përgjegjshme, qofte në të drejtat e punëtorëve, ambient, apo në luftimin e dukurive të këqija, qe sigurisht ka rezultuar me vetëdije më të ngritur të bërit biznes".

Kryeministri Haradinaj përgëzoj Rrjetin CSR Kosova për punën që bëjnë drejt promovimit të parimeve të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative,
CSR ngërthen në vete të gjitha praktikat dhe veprimet e përgjegjshme të bizneseve, brenda funksioneve themelore të tyre. Promovimi i konceptit, ideve dhe veprimeve konkrete të Përgjegjësisë Shoqërore korporative, kërkon koordinim dhe bashkëpunim të akterëve të ndryshëm, por edhe zbatim të përvojave të mira ndërkombëtare.

Maria Alexiou, Kryetare e Bordit të CSR Hellas, rrëfej mbi përvojat e kompanive evropiane në CSR si dhe theksoj rëndësinë e kulturës lokale në përcaktimin e sjelljes së kompanive në raport me shoqërinë duke marr si shembull rëndësinë e ‘Besës’ në traditën tonë si një element pozitiv që mund të përcaktojë sjelljen e përgjegjshme të kompanive në raport me shoqërinë Kosovare.

Kryetari i Rrjetit CSR Kosova, Visar Kelmendi, përmbledhi aktivitetin e deritashëm të Rrjetit, dhe potencoj rëndësinë që do t’i kushtohet tutje respektimit të ligjit të punës, luftimit të korrupsion, mbrojtjes së ambientit, dhe ftoj kompanitë jo anëtarë t’i bashkohen Rrjetit CSR Kosova. Sipas drejtuesve të rrjetit, është shumë me rëndësi që të vazhdohet ngritja e vetëdijes për rëndësinë e CSR, qoftë brenda kompanive apo në sektorin e edukimit dhe në opinion publik në përgjithësi. /Telegrafi/