Please enter at least 3 characters.

Cristiano Ronaldo shpallet futbollisti i vitit në ‘Globe Soccer Awards’

2019/01/CristianoRonaldonr-e1546545083561.jpg
206:"TURIN, ITALY - DECEMBER 29: Cristiano Ronaldo of Juventus looks on during the Serie A match between Juventus and UC Sampdoria on December 29, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është shpallur ‘Lojtari i vitit’ në ceremoninë Globe Soccer Awards që u zhvillua në Dubai të enjten mbrëma.

Portugezi ka lënë pas kampionët e botës, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe, për ta fituar këtë çmim.

Në ceremoninë e mbajtur në Madinat Jumeirah, 33-vjeçari e fitoi edhe çmimin për ‘Golin më të bukur’, për golin akrobatik që ia shënoi skuadrës aktuale në Ligën e Kampionëve.

https://twitter.com/SMFutboI/status/981267822163656704

Ishte një mbrëmje e mirë edhe fenomenin brazilian, Ronaldo, i cili u nderua me ‘Çmimin e karrierës’, sikurse edhe Blaise Matuidi.

Një tjetër francez që u nderua me çmim ishte përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, që u shpall ‘Trajneri i vitit’ falë suksesit në Kampionatin Botëror.

Ish-futbollisti kroat, Zvonimir Boban, i cili shërben si zëvendëssekretar gjeneral i FIFA-s, u nderua me ‘Çmim special karrierë’.

Fitues të tjerë në këtë mbrëmje ishin Jorge Mendes (agjenti më i mirë), Fabio Paratici i Juventusit (drejtori sportiv i vitit), Sami Al Jaber (çmimi i karrierës për arabët).

Atletico Madridi është shpallur klubi më i mirë i vitit, derisa Alisson Becker fitoi çmimin për portierin më të mirë. /Telegrafi/