Please enter at least 3 characters.

Cozman zbulon emrin e këngës së re

2018/05/cozman_26158945_140876843271899_3392067270896254976_n.jpg

Para dy jave solli këngën më të re për tregun muzikor shqiptar.

Cozman, Onat dhe Bruno kanë sjell këngën “Servile”, i cili u mirëpritur prej publikut dhe fansat e artistëve duke u shikuar mbi një milion në YouTube.

Por, duket se do të jetë një verë e nxehtë për reperin shqiptar Cozman, i cili ka paralajmëruar edhe këngën më të re.

Artisti këtë e ka bërë përmes llogarisë personale në Instagram teksa e ka zbuluar edhe emrin e këngës.

"E jemja", titullohet kënga e këngëtarit, të cilën do ta shoqërojë edhe me një video.

" Ju e dini për çka mendoj. Babastars. Së shpejti. E jemja", ka shkruar ndër të tjerash Cozman.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e reperit, i cili do të sjell edhe disa të tjera. /Telegrafi/