Please enter at least 3 characters.

Coutinho vazhdon të lidhet si zëvendësues i Hazardit te Chelsea

2019/05/Coutinho-7.jpg
265:"VITORIA-GASTEIZ, SPAIN - APRIL 23: Philippe Coutinho of FC Barcelona looks on during the La Liga match between Deportivo Alaves and FC Barcelona at Estadio de Mendizorroza on April 23, 2019 in Vitoria-Gasteiz, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea dëshiron që ylli i Barcelonës, Phillippe Coutinho të zëvendësojë sulmuesin anësor belg, Eden Hazard.

Reprezentuesi belg pritet të bashkohet me Real Madridin pasi konfirmoi se do të largohet nga Chelsea këtë verë.

Sipas mediave angleze, Blutë kanë identifikuar yllin e Barcelonës, Coutinho, si zëvendësim të përkryer për belgun.

Coutinho ka luftuar për minuta dhe formë në Camp Nou që nga bashkimi nga Liverpooli në janar të vitit 2018 dhe do të jetë i lirë të transferohet për 140 milionë funte.

Megjithatë, të gjitha transferimet e Chelseat do të varen nga heqja apo jo e dënimit nga FIFA, pasi Blutë janë të dënuar për dy afate mos lejim të transferimeve. /Telegrafi/