Please enter at least 3 characters.

Coutinho rikthehet në stërvitje te Barcelona

2021/08/nYc69CGr.jpg

Philippe Coutinho është rikthyer këtë të hënë në stërvitje te Bracelona.

Sulmuesi brazilian kishte një operacion muaj më parë në gjurin e tij, mirëpo ai tani ka filluar të stërvitet te klubi katalunas.

Ish-lojtari i Liverpoolit bëri disa vrapime, palestër dhe disa stërvitje me top, ndërsa rifiton kondicionin për të qenë gati për fillimin e sezonit.

Ende nuk është e qartë nëse Ronald Koeman do të llogarisë në shërbimet e Countinhos pasi klubi kërkon të arkëtojë dhe shkurtojë faturën e tyre të pagave.

Brazilianit iu bashkua bashkatdhetari i tij, Emerson, i cili mori pjesë në seancën e tij të parë me klubin pasi iu nënshtrua testeve mjekësore.

Sergio Aguero ishte gjithashtu i pranishëm, derisa punonte në një regjim stërvitor individual. /Telegrafi/