Please enter at least 3 characters.

Coutinho preferon kthimin te Liverpooli para transferimit te PSG-ja

2019/07/Coutinho-Barca-e1562850676313.jpg
219:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 13: Philippe Coutinho of FC Barcelona reacts during the La Liga match between FC Barcelona and SD Eibar at Camp Nou on January 13, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho thuhet se do të zgjedh shansin për një kthim te ish-skuadra e tij, Liverpooli.

Barcelona thuhet se ka njoftuar këtë javë agjentin e Coutinhos, Kia Joorabchian se po planifikojnë ta shesin lojtarin këtë verë.

Skuadrat e interesuara për yllin brazilian nuk mungojnë si Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

Megjithatë, sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Coutinho e pranon se duhet të largohet dhe do të preferonte të kthehej në Liverpool.

 Coutinho ka shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

PSG është në kontakt me Joorabchian dhe Coutinho nuk përjashton një lëvizje në Paris, por prioritet i tij thuhet se janë Reds.

Nga ana e tyre, Barcelona është e gatshme të shesë brazilian për një shifër prej 100-110 milionë eurosh. /Telegrafi/