Please enter at least 3 characters.

Courtois: Nuk do të ishte e drejtë t'i jepej titulli Barcelonës, ne si Real Madrid treguam se jemi më mirë

2020/03/GettyImages-1209745784.jpg
320:"MADRID, SPAIN - MARCH 01: Thibaut Courtois of Real Madrid celebrates after his teammate Mariano of Real Madrid (not pictured) scored their team's second goal during the Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 01, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka folur për rinisjen e mundshme dhe përfundimin e sezonit të La Liga.

Ai ka thënë sezoni duhet të mbyllet në fushë pasi do të ishte e padrejtë ndaj Real Madridit nëse Barcelona do ta fitonte titullin.

"Ne jemi vetëm dy pikë mbrapa Barcelonës dhe nëse sezoni do të anulohej dhe Barcelona të shpallej kampion, atëherë do të ishte e padrejtë".

"Ne luftuar me ta dhe i mundëm këtë vit. Ne ishim skuadra më e mirë”.

"Në rastin e Liverpoolit, do të ishte ndryshe sepse nuk di as sa pikë përpara janë”.

"Dua të përfundoj sezonin", ka thënë portieri.

Skuadra e Real Madridit do t'i nënshtrohet testeve për COVID-19 të mërkurën dhe nëse gjithçka shkon mirë, atëherë stërvitja mund të rifillojë të hënën tjetër. /Telegrafi/