Please enter at least 3 characters.

Courtois i bindur: Unë jam startues te Real Madridi

2019/07/GettyImages-1084953166.jpg
248:"MADRID, SPAIN - JANUARY 19: Thibaut Courtois of Real Madrid warms up prior to the La Liga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on January 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Thibaut Courtois ishte bashkuar vitin e shkuar me Real Madridin, duke kaluar nga Chelsea për 40 milionë euro.

Portieri belg ishte zgjedhja e parë për portën e Real Madridi në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, si në drejtimin e Julen Lopeteguit dhe Santiago Solarit.

Por pas arritjes së Zinedine Zidanes në mars, në port u kthye Keylor Navas, por pritej që ky i fundit të largohej nga Los Blancos.

Thibaut Courtois. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Mendoj se është e qartë se kush është numri 1 tek Reali. Unë isha në sezonin e parë në një formë shumë të mirë, por tani ndihem akoma më mirë se sezonin e kaluar”.

“Jam në formë të mirë për sezonin e ardhshëm, dhe shpresoj që mund të vazhdoj në këtë formë edhe për sezonin e ri”, ka thënë belgu.

Courtois te Real Madridi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Courtois në ndeshjet miqësorë kundër Bayern Munich dhe Arsenal, ka pësuar shumë gola, por kjo duket se nuk është duke e shqetësuar. /Telegrafi/