Please enter at least 3 characters.

Coronavirusi: Numri i vdekjeve rritet ndërsa virusi përhapet në çdo rajon kinez

2020/01/200127-messer-Coronavirus-tease_hdg2sl-scaled.jpg
314:"People wearing masks at the Incheon International Airport on January 27, 2020 in Incheon, South Korea. South Korea confirmed its fourth case of the deadly coronavirus which emerged last month in the city of Wuhan in China and South Korea is one of the most popular foreign travel destinations for Chinese tourists.
12:"Getty Images

Numri i vdekjeve nga Coronavirus, në Kinë ka shkuar deri në 170, ndërsa një rast tjetër është konfirmuar në Tibet, që do të thotë ka arritur në gjitha rajonet e Kinës.

Vetëm më 29 janar, numri i të prekurve ishte 7,711 në të gjithë vendin, kanë bërë ditur Autoritetet e Shëndetit në Kinë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Infeksionet janë përhapur së paku edhe në 15 vende të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetit, do të jetë prezente të enjten në Kinë për të parë nëse virusi po shkon drejt një emergjence globale.

“Ditëve të fundit përhapja e këtij virusi ka filluar të na brengosë shumë”, ka thënë të mërkurën drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai përmendi Gjermaninë, Vietnamin dhe Japoninë, si tri shtete që morën virusin nga vizitat në Kinë.

“Edhe pse numri i të prekurve jashtë Kinës është i vogël, gjasat që të zgjerohet janë të mëdha”, u shpreh tutje drejtori i OBSH-së.

Numri i të prekurve në Kinë nga ky virus kalon shifrën e të prekurve nga Sindromi akut i frymëmarrjes në vitin 2000, megjithëse numri i vdekjeve është më i vogël. /Telegrafi/