Please enter at least 3 characters.

Conte shtyn drejt PSG-së, dëshiron edhe Kanten me vete

2018/03/Kante-Conte.jpg
246:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 23: Antonio Conte, Manager of Chelsea greets N'Golo Kante after the Premier League match between Everton and Chelsea at Goodison Park on December 23, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte po spiunon një lëvizje në Paris Saint-Germain pas eliminimit nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Me Barcelonën që shpartalloi Chelsea mbrëmë (e mërkurë), Conte pritet të paguajë për rezultatin e punës së tij.

Sipas mediumit italian La Repubblica, Conte është i kënaqur me interesimin e PSG-së dhe është gati të pranojë një ofertë për të zëvendësuar Unai Emeryn në sezonin e ardhshëm.

Bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar dhe është sugjeruar se Conte ka shtyrë edhe shefat e PSG-së për të bërë nënshkrimin e parë.

Kante dhe Conte janë prioritet kryesore të PSG-së (Getty Images)

Është mesfushori francez i Chelseat, N'Golo Kante, i preferuari i Contes dhe këtë e dëshiron bashkë me vete në Parc des Princes.

Ashtu si Conte, mesfushori i Francës, Kante është gjithashtu një prioritet për drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique këtë verë.

Nga ana e tij, as Kante nuk e ka përjashtuar një lëvizje në Paris në të ardhmen: "PSG është super skuadër e mirë, është një klub që është bërë për të shkuar larg".

"Ata nuk janë shumë larg për t'i zënë ekipet e mëdha evropiane. Ata mund të shpresojnë në mënyrë të arsyeshme për të fituar Ligën e Kampionëve", ka thënë Kante më parë këtë sezon. /Telegrafi/